MENU
klinika

I pari në iTunes

Suksesi i parë i Rita Orës me “Phoenix”

24.09.2018 - 09:44

Më 23 nëntor, Rita Ora do të nxjerrë në shitje albumin e saj të dytë “Phoenix”, brenda të cilit do të sjellë shumë këngë të reja. Por ende pa dalë në treg, ky album ka ngjallur shumë interes dhe tashmë kanë nisur sukseset për Ritën.

Njëra ndër këngët e albumit me titull “Let you love me” është publikuar vetëm pak ditë më parë edhe me klip dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Albumi “Phoenix” është ende i pa publikuar komplet, por tashmë dihet se pjesë e tij do të jenë këngët e njohura të këngëtares si “Anyëhere”, “Lonely Together” (feat. Avicii) dhe “Your Song”.

Rita Ora

Dhe ende pa u publikuar i plotë, ky album ka ngjallur interesim nga fansat, dhe si i tillë renditet i pari në listën e albumeve ende të pa publikuara në tregun botëror online, iTunes.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja, e cila është shprehur e lumtur për këtë sukses.

Ajo ka publikuar një fotografi për fansat në InstaStory, duke treguar suksesin që tashmë “Phoenix” ka arritur të shënojë si një album premtues.

Është përfolur se brenda këtij albumi do të jetë edhe një duet gjigant me reperin me famë botërore, Eminem, megjithatë Rita ka thënë se nuk do ta zbulojë deri në datën e publikimit të albumit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN