MENU
klinika

Racizëm në Rumani

Sulm me thikë dy basketbollistëve amerikanë

18.09.2018 - 15:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rumani, ku dy basketbollistë amerikane që luajnë me skuadrën e Cuza Sport janë rrahur dhe më ps goditur me thikë nga disa tifozë, në një lokal në qytetin e Braila.

Bëhet fjalë për Darell Bowie (24 vjeç) dhe Joseph McClain (25 vjeç), që ndodheshin një një lokal kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Fillimisht ata janë afruar nga një persona, që i ka provokuar dhe ka tentuar t’i godasë, por janë larguar.

Më pas janë rrethuar nga një grup prej 8-9 personash, që kanë nisur t’i godasin me shkelma e grushte, por edhe me thika. Dy basketbollistët amerikanë janë dërguar me urgjencë në spital.

basketbollistet amerikane ne rumani
basketbollistet amerikane ne rumani

McClain është operuar në spitalin e qytezës, ndërsa Bowie është dërguar me helikopter në Bukuresht, pasi dëmtimet me thikë ishin më të rënda dhe në disa pjesë të trupit. Por të dy, fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave rumune, shkak i këtij incidenti të rëndë është ngjyra e dy lojtarëve amerikane. McClain tha: Na sulmuam pasi jemi me ngjyrë. Nuk kemi provokuar askënd dhe nuk kemi thënë asnjë fjalë. Ishim në punën tonë”, – duke mohuar zërat se kishin ngacmuar një vajzë, e fejuara e një “të forti”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të huajt në basketbollin shqiptar

Një tjetër amerikan afrohet te Goga Basket