MENU
klinika

E bën Bieber

Surpriza që të gjitha vajzat do ta ëndërronin!

19.09.2018 - 17:15

Pak ditë më parë, mediat rozë shkruan se Justin Bieber dhe e dashura e tij, Hailey Baldwin, kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre, por ndërsa kjo ende nuk është konfirmuar, ylli i muzikës i dhuroi një surprizë fantastike modeles 21-vjeçare.

Ndoshta, ish e dashura e tij Selena Gomes do të jetë bërë xheloze pas kësaj shfaqe, por me siguri Justin e bëri të ndihet tejet të lumtur partneren e tij që ka në krah Hailey Baldwin.

Ai u ul në një trotuar në Londër dhe i këndoi të dashurës së tij. Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Baldwin po kalojnë disa ditë në Londër. Teksa dyshja e njohur po bënin një xhiro rrugëve të qytetit këngëtari 24-vjeçar nxori kitarën e tij dhe filloi t’i këndonte modeles 21-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se ishin jashtë Buckingham Palace. Justin performoi live buzë rrugës, me kitare, një nga këngët e tij më të pëlqyera nga publiku me titull “Cold Water” dhe sigurisht mblodhi një turmë njerëz për një mini koncert falas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet konfirmimi

Martohet Justin Bieber?!