MENU

Shpërndajeni me miqtë tuaj!

“Të urrej babi!” Gabimi fatal që bëni me fëmijën tuaj

11.09.2018 - 18:25

Nëse fëmija juaj duket jo mirë gjatë gjithë kohës apo “ju nuk dini se çfarë të bëni”, apo fëmija juaj duket i tërhequr, kërkoni nën sipërfaqe për diçka që e ka nxehur fëmijën tuaj. Fëmija që zakonisht nuk sillet mirë është një fëmijë i nxehur.

Në këshillimin e prindërve të tillë ka dy raste:

Ose në familje ka shumë acarim dhe mamaja ose babai janë me nerva gjatë gjithë kohës dhe fëmija i merr brenda vetes si pjesë të tij këto ndjenja ose rasti i dytë fëmija ndihet i nxehur sepse ndjenja e tij e mirëqenies është e kërcënuar.

Ndihma për fëmijën që sillet keq vazhdimisht ose që është më shumë “I keq” sesa “I mirë” zakonisht përfshin një vlerësim të marrëdhënieve dhe sjelljes në të gjithë pjesëtarët e familjes.

Kur jeni para një fëmije të tillë janë disa pyetje që duhet t’iu shkojnë në mendje si për shembull:

-Si është vetëvlerësimi i këtij fëmije, a është ai i dëmtuar?

-Çfarë e rrënon atë?

-Cilat nevoja nuk i janë plotësuar?

MOS harroni!

Inati është vetëm maja e ajsbergut dhe ai paralajmëron nevojat që duhen trajtuar nën sipërfaqe.

Inati shpesh e bën fëmijën që të tërhiqet në vetvete. Në përpjekjen për t’u ruajtur nga sulmet mbi një imazh të lëkundur që ka ai për veten atëherë ky fëmijë vesh një guaskë mbrojtëse.

Shpesh kjo guaskë mund të jetë pamja inatçore e tij dhe në raste të tjera në sipërfaqe ai duket i qetë, por në një kapak të mbyllur fort ka një tenxhere të mbushur me presion të mbushur me emocione që duhet të gjejnë rrugën të dalin dhe të pranohen nga familja.

Për ta mbajtur këtë kapak të mbyllur fëmija tërhiqet duke shmangur ndërveprimet me të tjerët ose bëhet “I keq” që të mos bashkëveprojë me ta.

Është e mjerueshme për një fëmijë që të ndihet se është një “fëmijë i keq”.

Nëse kjo ndjenjë nuk përmbyset shpejt fëmija do të rritet duke luajtur këtë rol dhe do ta ketë shumë të ulët vlerësimin për veten.

Për ta hequr ndjenjën “I keq” nga fëmija juaj shpesh ndërhyrja vetëm me një frazë të tillë mund të bëjë ndryshime:

“Ti nuk je i keq, ti je thjesht i ri dhe të rinjtë bëjnë shpesh budallallëqe. Por babi do të ndihmojë që mos të bësh më gjëra të tilla në mënyrë që të rritesh duke e ndierë se je një person i mirë, pikërisht ai person që unë e di se ti je.”

Ky mesazh dërgon sinjalet tek fëmija juaj se ju kujdeseni që të gjeni brenda fëmijës tuaj pikërisht atë person të mirë që ai është pavarësisht maskës që ka vënë.

“Të urrej babi”, kush nuk e ka ndjerë veten të rrënuar pasi ka dëgjuar një shprehje të tillë inati.

Ndjen se fëmija juaj është mosmirënjohës për atë që bën çdo ditë, për çdo sakrificë dhe dashuri që përpiqesh t’i japësh. Por inati është një sjellje normale. Çdo njeri, qoftë ky edhe fëmijë ka një zemër dhe ndodh që inatoset.

Mos harroni, fëmijët janë më të prekshëm nga krizat e inatit pasi zhvillimi i tyre kalon në disa faza dhe në këto momente dëshira për të arritur diçka ndodh që i kalon mundësitë dhe ata reagojnë në këtë mënyrë.

POR kjo është një gjë e mirë se ndihmon fëmijën të zhvillohet e të ecë përpara.

Ai lloj inati që ne trajtuam më lart e pengon fëmijën të rritet mirë.

PRINDËR?

Nëse ju inatoseni pavend dhe nuk përpiqeni që të kuptoni fëmijën tuaj kjo do të bllokojë aftësinë tuaj të prindërimit, do të acarojë marëdhënien me fëmijën tuaj dhe kjo do të pengojë fëmijën që të rritet me vetëbesim.