MENU
klinika

Zhvillimet

Teatri/ Kuvendi voton sot amendimet, çfarë do ndodhë

20.09.2018 - 08:39

Në seancën e sotme, Parlamenti pritet të miratojë amendimet në ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Astu si dy herët e kaluara opozita nuk do të marrë pjesë në seancë, por do të mbildhet në Vlorë, përveç dy deputetëve të LSI, Lefter Koka e Vangjel Tavo, të cilët do të jenë në parlament sot vetëm për procedurë pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mos-prezencës dhe prania e tyre në kuvend është për të shmangur djegien e mandateve

Të martën maxhoranca në Komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese, pranoi dekretin e Presidentit të Republikës duke i bërë disa ndryshime ligjit për Teatrin. Sipas amendimeve, hapet gara për realizimin e projektit si dhe zhvillimin e zonës përreth, në qendër të kryeqytetit.

Varianti i mëparshëm parashikonte që gjithçka të realizohej nga kompania “Fusha”, e cila merrte përsipër ndërtimin me fondet e saj të godinës së re sipas projektit të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingels, në këmbim të mundësisë për të ndërtuar një bllok pallatesh shumëkatëshe në zonën pas Teatrit në një sipërfaqe e cila në pjesën dërrmuese është në pronësi shtetërore.

Shumica u tërhoq nga ligji i posaçëm i propozuar më parë nga Qeveria, pasi hasi në kundërshtime nga Komisioni Europian, i cili në letrën dërguar autoriteteve shqiptare theksonte se i inkurajonte ato “që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”.

Por sipas opozitës ligji ka rënë dhe sot maxhoranca duhet të kalojë në Kuvend vetëm dekretin e Presidentit, duke i thënë “Po” ose “Jo”.

Për opozitën, gara është formale dhe kompanitë që mund të ishin të interesuara janë në kushte të pabarabarta me kompaninë “Fusha”, kjo pasi afati që ju është lënë për dorëzimin e projektit është vetëm 30 ditë.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!