MENU
klinika

E kërkojnë 140 artistë

“Tërmet” në Eurovision, kërkohet bojkoti

10.09.2018 - 10:33

Kënga “TOY” e kënduar nga izraelitja Netta ishte fituesja e Eurovision Song Contest 2018, por drejtuesit e këtij eventi janë duke u përballur me një thirrje të fuqishme për bojkot.

“The Guardian” ka botuar së fundmi një letër, ku 140 artistë, muzikantë, shkrimtarë, aktorë, regjisorë, novelistë dhe poetë, kanë kërkuar që edicioni vitit që vjen të bojkotohet nëse Izraeli, vend ku do të mbahet edhe festivali, vazhdon shkeljet e rënda te të drejtave të palestinezëve.

Ajo që bie në sy është se kjo letër është nënshkruar edhe nga 6 artistë nga Izraeli, Aviad Albert, Michal Sapir, Ohal Grietzer, Yonatan Shapira, Danielle Ravitzki dhe David Opp.

Ne, artistët nga Evropa dhe më gjerë, mbështesim thirrjen e përzemërt të artistëve palestinezë për të bojkotuar Eurovision Song Contest 2019 të organizuar nga Izraeli. Më 14 maj, ditë pas fitimit të Eurovizionit të Izraelit, ushtria izraelite vrau 62 protestues palestinezë të paarmatosur në Gaza, përfshirë gjashtë fëmijë dhe plagosën qindra, shumica me municione të gjalla. Amnesty International ka dënuar politikën e Izraelit për të vrarë dhe Human Rights Watch i përshkroi vrasjet si “të paligjshme”, thuhet ndër të tjera në letër.

Kur jemi muaj larg nga mbajtja e festivalit në Izrael, mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet…