MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Teuta merr 3 amerikanë, kërkon titullin

15.09.2018 - 11:01

Qyteti i Durrësit duket se do të kthehet në kryeqendrën e basketbollit shqiptar për meshkuj për sezonin e ri 2018-2019. Skuadra nënkampione e Teutës ka kryer 3 blerje brenda pak ditësh, duke u përforcuar ndjeshëm dhe konfirmuar pretendimet e saj për titullin kampion.

Të 3 afrimet janë basketbollistë amerikanë. I pari është Erik Copes, që ka luajtur për durrsakët edhe sezonin e kaluar, një nga më të mirët e ekipit të Teutës, që ka arritur një marrëveshje për të luajtur për “djemtë e detit” edhe sezonin e ri.

konica sportkonica sport mobile

Tirana dhe Teuta ne basketboll
Tirana dhe Teuta ne basketboll

Qendra amerikane konsiderohet si një nga shtyllat e Teutës, që sezonin e ardhshëm do të debutojë edhe në Ligën Ballkanike (BIBL). Blerja e dytë nga përtej oqeanit është ajo e organizatorit CJ Wilson, që duket se do të ketë në dorë fatin e lojës së ekipit durrsak, pasi do të jetë ai truri i ekipit.

Ndërkohë që afrimi më i fundit është ai i shtatlartit Kyle Myler, 2.08 i gjatë, një tjetër qendër për ekipin e Teutës, që kërkon të dominojë në lojën nën tabelë. Te Teuta është rikthyer edhe shkodrani Robert Shestani, që ka luajtur edhe më parë për këtë ekip, në sezonin 2016-2017.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN