MENU
klinika

Diskutim për kufirin

Thaçi: Korrigjim kufijsh, pastaj marrëveshje

18.09.2018 - 12:43

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për mediat u shpreh sot edhe një herë i vendosur se marrëveshja me Serbinë do të kryhet përmes korrigjimit të kufirit, ndërsa garantoi se nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë vijave etnike, dhe as eksod të popullsisë.

Shembull të korrigjimit të kufijve mes shteteve Thaçi përmendi atë të Sllovakisë dhe Çekisë, të cilat sot i konsideroi i konsideroi si shtete model. Në vijim presidenti Thaçi u shpreh se marrëveshja paqësore Kosovë-Serbi, i siguron vendit njohjen nga Serbia si edhe bashkimin me Medvegjën e Bujanovcin. Thaçi hodhi poshtë zërat se marrëveshja me Serbinë do të sjellë destabilitet në rajon, pasi u shpreh ai gjithçka do të kryhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Thaçi
Thaçi

Të gjithë institucionet e Kosovës janë unik për çeljen e negociatave dhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Që do të nënkuptonte njohje reciproke. S’do të lejojmë Republika Sërbska. Se besoj se ndokush nga mbartësit e institucionet është kundër bashkëngjitjesh së Preshevës dhe Bujanovicit.

Sa i përket ministrit të Jashtëm serb, si komentoj deklarimet elektorale të tyre. Të gjithë duhet të shohim platformën tonë, por të arrijmë në marrëveshje. Mos të merremi me politika ditore. As Serbia sdo të ecë as edhe një hap pa arritur në marrëveshje me Kosovës. Dhe ne do të jemi në status-quo pa marrëveshje. Kushdo që përmend luftë, koha e luftave u krye në 1999. Mjaft kemi vuajtur nga tmerret, tragjeditë. Askush në Kosovë nuk do që të kthehemi pas. Edhe Haradinaj dhe Veseli, janë mbështes të dialogut”, tha Thaçi.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë