MENU

Dialogu Kosovë-Serbi

Thaçi: Pa marrëveshje me Serbinë Kosova nuk ka stabilitet

17.09.2018 - 19:15

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë përsëri thirrje për një korrigjim paqësor të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka vlerësuar se “stabiliteti afatgjatë i shtetit të Kosovës është pashmangshëm i lidhur me anëtarësimin e Kosovës si shtet në OKB, në Paktin NATO dhe në BE”.

Kështu sipas presidentit Thaçi “Kosova do të jetë gjithmonë një shtet i qëndrueshëm, anëtare e familjes së kombeve paqedashëse në OKB, anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, si dhe në fund edhe anëtare e Bashkimit Evropian”.

Nuk mund t’i arrijmë këto qëllime, nuk mund ta vulosëm njëherë e përgjithmonë fatin e Kosovës si shtet, nëse në muajt e ardhshëm nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht obliguese me Serbinë“, është shprehur ai.

Sipas Hashim Thaçit, “marrëveshja paqësore e bazuar në korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në rast se arrihet, do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN