MENU
klinika

Vizita

Thaçi para se të fotografohet me Trump, ‘të mësojë monologun’

24.09.2018 - 13:16

Donald Trump dhe Departamenti i Shtetit, NË RAST se edhe DE JURE e stimulojnë (politikisht), përkrahin (mediatisht) dhe e faktorizojnë (diplomatikisht) idenë e COPËTIMIT të Kosovës, ATA, ad acta jo vetëm që do e shfuqizojnë gjeopolitikēn rajonale të balancave që u krijua në vitin 1999, por, definitivisht do e dëmtojnë e kompromitojnë skajshmërisht besimin, miqësinë dhe aleatin më të dëshmuar historikisht në Ballkan- atë shqiptar!

Për gjithë këtë “skenar hipotetik apolkaliptik”, për Kosovën dhe faktorin shqiptar në Ballkan, NUK e fajsoj Washingtonin e as Brukselin, por, injorancën, hipokrizinë dhe mendjelehtësinë e KASTĒS POLITIKE KOSOVARE, që për dy dekada të tëra “miqësinë” me Amerikën e ndërtoj në premisa të gabuara (shkaku i krimit dhe korrupsionit kulminant); e keqkuptoj (shkaku, se menduan që shtetësinë dhe demokracinë duhet të ua ndërtojnë tjerët); e kompromitoj (shkaku se u vetëkënaq me improvizimin e shtetndërtimit);…

Në fakt, NËSE vërtetë ndodhë ky presedan (e me Donald Trump, po shihet se gjithçka është e mundur) nē politikēn e jashtme amerikane, shqiptarë e shekullit XXI atëherë, duhet t’u përshtatēn rrethanave të reja; gjeopolitike e gjeostrategjike, në mënyrë që Projektin e faktorizimit të tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ta kërkojnë gjetiu…

Ose, thënë edhe më thjeshtë duhet ta aktivizojnë nga “xhepi” Planin B”?

Fadil MALOKU, profesor Universitar dhe sociolog nga Prishtina