MENU
klinika

Debati

Thaçi: Serbia të njohë Kosovën, pastaj rishikimi i kufijve

01.09.2018 - 15:07

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim  Thaçin se ai tashmë e ka arritur marrëveshjen me Serbinë për korrigjimin e kufijve. Sipas tij, marrëveshje ka, madje të nënshkruar, por korrigjim nuk ka.

Nga ana tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një letre drejtuar ambasadorëve në Prishtinë shprehet se synon që fillimisht nga marrëveshja, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa më pas mund të rishikohen kufijtë.

“Ne synojmë, me të drejtë, që përmes kësaj marrëveshjeje, përmes njohjes formale në mes të Kosovës dhe Serbisë, të na hapet mundësia që të bëhemi shtet anëtar i OKB-së, OSBE-së, Paktit NATO dhe të na ofrohet njëmend perspektiva e anëtarësimit në BE.

Njohja reciproke në mes të dy shteteve, do të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha  Thaçi.

Debati lindi, pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër.

Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

 

M.H

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd

"Janë përfshirë grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse!"

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Duan destabilizimin e Kosovës