MENU
klinika

Stabiliteti në rajon

Thaçi takon Zaev: Më shumë bashkëpunim

12.09.2018 - 16:15

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një vizitë zyrtare sot në Shkup, ku u takua me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe me liderët politik të shqiptarëve të Maqedonisë.

Në konferencën për media, presidenti Thaçi dhe kryeministri maqedonas Zaev u shprehën se Kosova me Maqedoninë kanë marrëdhënie shumë të mira si fqinj, si dhe nuk kanë asnjë çështje të hapur mes tyre.

zoran

Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çojë dhe përforcojë paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, u shpreh kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha që edhe ndërtimi i autostradës “Arbën Xhaferri”, do të lidhë edhe më shumë dy vendet si dhe do të jetë pikë kyçe për shkëmbimin e mallrave, qarkullimin e njerëzve, si dhe do të sjellë rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Thaçi.

Përpos të tjerave presidenti kosovar përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe i bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pro referendumit, pasi një Maqedoni e anëtarësuar në NATO, do të thotë stabilitet në rajon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN