MENU

Përmirësohet me mbi 1 minutë

Thyhet në Berlin rekordi i Maratonës

16.09.2018 - 14:02

Atleti kenian Eliud Kipchoge vendosi paraditen e së dielës një rekord të ri botëror në garën e maratonës, duke dhënë kohën 2h 01’ 39” në Maratonën e Berlinit. Ai përmirësoi me më shumë se një minutë kohën e mëparshme, 2h 02’ 57”, që ishte vendosur katër vite më parë, po në Berlin, nga patrioti i tij Kiupruto Kimett.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj gëzimin pas kësaj gare, pas këtij rezultati. Jam shumë i lumtur dhe krenar që vendosa këtë rekord të ri botëror”, tha Kipchoge pas garës, që e përmirësoi me 1’ 18” kohën e mëparshme të maratonës.

Me këtë rezultat, atleti 33-vjeçar shkruan emrin me të arta në historinë e atletikës, ndërkohë që këstë vit fitoi edhe Maratonën e Londrës dhe është kampioni olimpik në fuqi i kësaj distance.

Eliud Kipchoge
Eliud Kipchoge

“Kam punuar fort. Bëra garën time, kam besuar te trajnerët e mi, te programi që kisha përgatitur dhe ia dola mbanë. Kjo më motivoi për të dhënë maksimumin në kilometrat e fundit”, – tha Eliud Kipchoge.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN