MENU
klinika

Meshkuj e Femra

Tirana dhe Barleti fitojnë Kupën e FSHV-së

24.09.2018 - 09:32

Tirana ka fituar Kupën e Federatës në derbin e së dielës mbrëma ndaj Partizanit në volejboll për meshkuj me rezultat të përgjithshëm 3-1. Një përballje kokë më kokë për kryeqytetasit që bën një lojë rivalizuese duke i dhënë bukurinë që meritonte derbit në parket.

Seti i parë u mbyll në favor te djemve të Ilo Kojës të cilët pasi realizuan një duel në parket, fituan me diferencë të ngushtë në rezultat 25-23. Ndërsa seti i dytë ka sjellë kundërpërgjigjen e të të kuqve, të cilët u fuqizuan në pikët e fundit duke e mbyllur në shifrat 21-25.

Seti i tretë nuk iu ngjasonte aspak dy të parëve, pasi djemtë e Ylli Tomorrit i kapi “ngërçi” dhe i dhuruan setin Tiranës në rezultat të thellë 25-11. Seti përfundimtar, që i dhuroi fitoren Tiranës, startoi rivalizues dhe u mbyll i tillë në rezultatin 25-22.

tirana volejboll
tirana volejboll

Po në Parkun Olimpik “Feti Borova” është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për femra, ku Barleti Volej është shpallur kampione, pasi ka mposhtur Partizanin “e dëmtuar” pas merkatos.

Seti i parë është fituar me lehtësi nga volejbollistet e Barletit, pasi “Partizani i ri” nuk u shfaq aspak rivalizues, teksa përfundoi në rezultatin 25-10. “Kampionit i janë prerë krahët” pas merkatos së kësaj vere, ku elementë cilësorë kanë zgjedhur të bashkohen me ekipin e Rrëshenit.

Në setin e dytë ka një zgjim të Partizanit ose më saktë përgjumje të Barletit, dhe të kuqtë fitojnë 25-20. Seti i tretë nisi i ekuilibruar, por Barleti dominonte. Saktesia e ekipit të Hasan Gurabardhit ishte e dukshme, teksa u shkëputën ndjeshëm në pikë derisa fituan në rezultat 25-13.

volej femra barleti
volej femra barleti

Seti i tretë rezultoi seti më i bukur, pasi Partizani tentoi përmbysjen ndërsa Barleti kerkoi të merrte kupën që në këtë set dhe ia doli me rezultat 25-17. Vajzat e Hasan Gurabardhit ngriten Kupën e Federatës në “Feti Borova” me rezultat të përgjithshëm 3-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN