MENU
klinika

Ish-kryeministri anglez

Tony Blair, president i Premier League?

19.09.2018 - 12:04

Një lajm i bujshëm vjen nga mediet britanike. Ish-kryeministri anglez, Tony Blair, është shpalosur si presidenti potencial i ardhshëm i Premier League. Ai e mbajti detyrën e lartë ekzekutive në Angli për 10 vite dhe, ndërkohë, këmbënguli se ishte një mbështetës i Newcastle.

Tony Blair kishte një ndjenjë se futbolli nuk ishte kurrë pasioni i tij, duke e bërë atë një kandidat të pazakontë për pozicionin e drejtuesit të Premier League.

Tony blair newcastle
Tony blair newcastle

Sidoqoftë, janë vetë klubet, ato që e konsiderojnë Tony Blair si presidentin e radhës të Premier League. Ai u largua nga zyra në vitin 2007 dhe pas 10 vitesh si kryeministër, sigurisht që ka mjaft karizëm dhe autoritet natyral për të mbajtur rendin midis 20 klubeve të elitës së futbollit anglez.

Emrat e tjerë që qarkullojnë për këtë pozicion ekzekutiv janë ish-shefi i BT, Gavin Patterson, dhe shefi i sportit në “Sky”, Barney Francis.