MENU
klinika

Emri

Trajner, ish-kandidat për deputet/ Kush është i arrestuari, pjesë e bandës ‘Bajri’

22.09.2018 - 11:07

Banda e rrezikshme “Bajri” u vu në pranga pas hetimeve që zgjatën mbi 6 muaj.

Policia e Shtetit ka dhënë detaje sot, pas lajmit për arrestimin e tyre, duke theksuar se “Veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal “Bajri” kanë zgjatur mbi 6 muaj”.

Policia ka bere me dije se grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.

Ndërkohë një prej të arrestuarëve nga Policia si pjesë e grupit kriminal të Safet Bajrit ishte edhe Armir Grima. Grima, sot 44 vjeç është arrestuar në Shkodër.

Por Grima nuk është një emër i panjohur, ndonëse jo i lidhur më parë me ngjarje kriminale. Ai ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, kohë kur ky ekip është shpallur kampion. Ai ka qenë edhe drejtor teknik i skuadrës, ndërsa ka mbajtur herë pas here edhe pozicionin e trajnerit në momentet kur Vllaznia ka pasur probleme.

 

Grimaj gjithashtu ka qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PD-së, në garën zgjedhore të vitit 2013.