Menu

Analizë

“Tre musketarët” kamikaz, dhe ideja e “korigjimit”

06.09.2018

Nga Fadil Maloku/

(Nesër me 7 shtator do takohen në Bruksel trojka Mogherini&Thaçi&Vuçiq, për të finalizuar Projektin e negocimit, që si mentor ka George Soros. Ndërkaq, ështē “produkt” i një OJQ-je serbe me emrin CAES…Në bazë të rekomandimeve të kësaj OJQ-je, nuk ka asnjë dyshim që këtë herë negocimi do të fokusohet në idenë e ‘korrigjimit të vijës kufitare’ ose thënë më troç për ‘shkëmbimin e territoreve…

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

1. Pra, më 7 shtator do të shoaloset në Bruksel, drafti i parë i Marrëveshjes “historike” në Bruksel, ku pa asnjë GARANCION as të brendshēm (Kuvendi, Qeveria) e as te jashtēm (Amerika e Gjermania) do bëhet pazar rreth çmimit për idenë e “kēmbimit” nga ana e “tre musketarëve” kamikaz (alias;trojkes) Thaçi&Rama&Vuçiq;

2. Çka është e rëndësishme të dihet?, Në gjithē kētē “pazar, ala “esad pashë toptançe”, NUK do ketē NJOHJE RECIPROKE, ashtu siq u fol e përfol nga Presidenti, e miqët tanē të interesit e gjeostrategjisê;

3. Nuk do ketë as MOSBLLOKIM, që e foli e përfoli Vuçiqi e Thaçi, në pothuajse gjitha prononcimet publike e jopublike, për atë “ulësen” e famshme në OKB, por, do ketë thjesht injorim apo abstenim nga Serbia dhe aleati i saj shekullor Rusia;

Korrigjimi i kufijve destabilizon rajonin?
Korrigjimi i kufijve destabilizon rajonin?

4. Pastaj, përveq katër komunave (lexo; alias dy resurseve kryesore; liqeni i Ujmanit dhe pasurite miliardashe tē Trepqes) serbëve (80%) tē mbetur në shumicē etnike, nē pjesën jugore, do u (RI)GARANTOHEN DHE RUHEN tapitē e për ekstrateritoralitet te Kishave Serbe (lexo; kopili i mbetur tjetër në derë!?)

5. DECENTRALIZIMI, për serbët e mbetur në jug tē Kosovēs, do vazhdoj kacavjerrur edhe më tej të qëndroj sikurse “shpata e Demokleut” mbi territorin edhe më të rrudhur në këmbim të heqjes së VENDEVE TË GARANTUARA ahtisiriane;

6. Për ngushëllim dhe për statisfaksion moralo politik, po edhe për ndihmesën e Thaçit, si “shpërblim” dhe shenjë të vullnetit (lexo; mëshirës nga ana e mentorit SOROSIAN!) të mirë, VENDET E GARANTUARA për minoritetin (serb) më superdiskriminues pozitivisht në botë, DO TË HIQEN. Që për dy dekada tëra lozën “kalit të Trojes”, pra, pengesës kryesore që Kosova të shndrrohej një shtet normal dhe demokratik;

7. Çka është më e keqja në gjithē kētē Projekt famēkeq, kufizimet për mosbashkim me Shqipërinē (se me Serbinë as qē e besoj) do mirëmbahen me vigjilencën afatagjatë tē miqeve dhe aleateve tanë…