MENU
klinika

Sulmon drejtpërdrejt Obamën

Trump: Nëse nuk do zgjidhesha unë, miliona njerëz do ishin vrarë

27.09.2018 - 12:20

Gjatë një konference shtypi që zgjati më shumë se një orë të mërkurën, Presidenti Donald Trump përsëri pretendoi se gjatë kohës që ish-Presidenti Barak Obama qeveriste, Amerika kishte qenë afër fillimit të një konflikti katastrofik me Korenë e Veriut.

Trump iu tha gazetarëve se nëse ai nuk do të ishte zgjedhur, Amerika do të ishte në luftë.

Por ata që kanë punuar në administratën e mëparshme thonë se pohimi i Trump është krejtësisht i pavërtetë.

Në konferencën për shtyp Trump u shpreh:”Jo mijëra por miliona njerëz do të ishin vrarë në atë që mund kishte qenë një luftë botërore”. Më tej ai vazhdoi -“Nëse unë nuk do të zgjidhesha, do të ishim në luftë”.

Trump- Obama

Nuk është hera e parë që Trump i ka përshkruar marrëdhëniet e Obamës me Korenë e Veriut si një dështim. Në qershor, një javë pas takimit në Singapor me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Trump sugjeroi se mediat do ta kishin quajtur Obamën një “hero kombëtar” nëse ai do të ishte marrë me regjimin totalitar, ashtu siç Trump bënte.

Obama, erdhi në pushtet duke u zotuar të merrej direkt me armiqtë e Amerikës. Ai udhëtoi për të takuar presidentin e Kubës Raul Castro dhe diskutoi me presidentin iranian Hassan Rouhani, që mund të konsideroheshin arritje, duke marrë parasysh marrëdhëniet e tensionuara me ta.

Por ai arriti në përfundimin se do të ishte gabim të përgjigjeshin ndaj provokimeve të Koresë së Veriut. Obama e paralajmëroi Trump para se të merrte detyrën që programi bërthamor i Koresë së Veriut do të ishte sfida më e ashpër e politikës së jashtme.

Të mërkurën Ned Price, një zëdhënës i këshillit të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë të Obamës tha “Administrata e Obamës ishte vazhdimisht përkrahëse e idesë se diplomacia ishte i vetmi opsion i mundshëm duke pasur parasysh pasojat katastrofike të një konflikti me Gadishullin Korean”.

Trump- Kim Jong

Por Trump ka ndjekur një rrugë krejtësisht të ndryshme. Trump u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Singapor më parë këtë verë dhe po përgatiten për një samit të dytë, pavarësisht se ka ende dyshime nëse Koreja e Veriut ka ndërmarrë hapa konkretë drejt procesit të denuklearizimit.

Kritikët kanë vënë në dukje se deklarata e Singaporit nuk përmbante plane konkrete nga Koreja e Veriut për të çmontuar programin e saj bërthamor dhe zyrtarët e SHBA.-së kanë shprehur zhgënjimin nga kjo.

Më parë këtë muaj, ambasadori i SHBA në OKB Nikki Haley akuzoi Rusinë për “mashtrim” dhe duke vepruar si një “virus” për të ndihmuar Korenë e Veriut t’i shmanget sanksioneve ndërkombëtare.

Pavarësisht nga shenjat se Koreja e Veriut po anashkalon sanksionet, Pompeo dhe Trump kanë thënë se fushata e SHBA për të ushtruar presion maksimal ndaj Phenianit do të vazhdojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Obama u kthye!

Përplasja që të gjithë po prisnin

Obama i zhgënjyer nga Trump…