MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës dhe dialogu

Tsipras: Vazhdim i dialogut me Shqipërinë

11.09.2018 - 11:39

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka mbajtur ditën e sotme një fjalim në Parlamentin Europian. Ai ndër të tjera ka thënë se Greqia do të  zhbllokojë integrimin europian të fqinjëve të saj.

Kreu i qeverisë greke tha se marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë, është një model se si mund të zgjidhen mosmarrëveshjet në rajonin tonë.

Alexis Tsipras tha se Athina zyrtare ka një sjellje konstruktive me fqinjët, referuar edhe  marrëveshjes me Maqedoninë për çështjen e emrit dhe negociatave me Shqipërinë për dosjet e vjetra mes dy vendeve.

Ndërkohë se si do të përfundojë marrëveshja me Shkupin kjo do të shikohet në datën 30 shtator, në ditën ku do të mbahet referendumi për çështjen e emrit.

Kurse në anën tjetër negociatat me Shqipërinë vazhdojnë. Në një deklaratë për mediat para disa ditësh, Tsipras u shpreh se pala shqiptare duhet të plotësojë disa kushte për hapjen e negociatave. 

Ministri i Jashtëm  grek Nikos Kotzias ndërkohë deklaroi dje se marrëveshja me Shqipërinë për çështjet e mbetura pezull do të arrihet së shpejti. Ndër pikat që do të diskutohet në negociata, do të jetë edhe çështja e kufirit detar bëri të ditur ministri Kotzias.