MENU
klinika

Shifra rekord

Turizmi solli 785 mln euro në 6 muaj

11.09.2018 - 10:23

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga turizmi hyrës regjistruan një shifër rekord gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat nga udhëtimet në bilancin e pagesave prekën vlerën e 454 milionë eurove, në rritje me afro 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Deri tani gjatë këtij viti, të ardhurat nga turizmi po zgjerohen ndjeshëm. Për 6-mujorin, ato prekën vlerën e 785 milionë eurove, me një rritje sërish në kufijtë e 9%. Të ardhurat nga turizmi po shfaqin një tendencë në rritje gjatë viteve të fundit, ndërsa për vitin e kaluar arritën shifrën rekord të 1.7 miliardë eurove. Megjithatë, duke parë tendencën e 6-mujorit, kjo shifër me shumë të ngjarë është e destinuar të tejkalohet për vitin 2018. Sipas Institutit të Statistikave, për periudhën janar-korrik në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.95 milionë shtetas të huaj, 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Por, nga ana tjetër, në rritje paraqiten edhe shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë vendit, që janë treguesi kryesor i tërthortë për sa i takon turizmit dalës. Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e dytë të vitit shqiptarët shpenzuan 370 milionë euro për udhëtime jashtë vendit, në rritje me afro 9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Për gjithë 6-mujorin, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit arritën në 624 milionë euro, në rritje vjetore me 10%.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Po rimëkëmbet tregu i punës

SHBA, rritet punësimi gjatë muajit shkurt

"Rritja e borxhit, pa produktivitet"

Cikli i rrezikshëm i borxhit

Produkte të pasigurta për konsum

AKU bllokon 25.115 ton ushqime të skaduara

Kushtet e favorshme të motit

Ukraina pret të korra rekord në 2021