26.09.2018 - 13:06
Që prej emisionit të parë në “Xing me Ermalin”, velina Kejvina Kthella është bërë një nga vajzat e ekranit shqiptar më të dashura për publikun dhe çdo gjë që ajo bën tashmë kthehet menjëherë në lajm.
Dy ditë më parë, në portale doli një lajm se Kejvina pësoi një aksident në një nga rrugët e “Bllokut” në kryeqytet, ndërsa tashmë ka ardhur edhe reagimi i bukuroshes.
Ajo ka bërë një postim në “Instagram”, ku konfirmon aksidentin, ndërsa shkruan se fatmirësisht nuk u lëndua askush.
“Lajmi për aksidentin tim është i vërtetë por falë Zotit nuk jam lënduar. Falenderoj të gjithë personat që u merakosën për mua,”-shkruan Kthella.