MENU
klinika

Mac Miller

U ‘akuzua’ për vdekjen e ish-të dashurit, reagon Ariana Grande

09.09.2018 - 21:33

Reperi i famshëm, Mac Miller, ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e mbidozës.

Për rreth dy vite Miller ishte në një lidhje me këngëtaren Ariana Grande, e cila pas vdekjes së tij është sulmuar nga komentuesit si shkak i humbjes se reperit.

Ata e kanë akuzuar këngëtaren si arsyeja pse reperi Miller kaloi në mbidozë, pasi Grande pak kohë pas ndarjes shpalli fejesën me Peter Davidson.

Por pavarësisht komentuesve Ariana Grande ka bërë zgjedhen e saj duke reaguar në heshtje dhe pa fjalë.

Ajo ka postuar në rrjetin social në Instagram një foto të këngëtarit në bardhë e zi, si dhe nuk ka vendosur asnjë përshkrim.

Ndërkohë ka bllokuar dhe komentet për ta lënë gjithçka aty, pa hapur një diskutim të ri nga sulmet e fansave të Millerit.

Këngëtarja dhe më herët ka ofruar mbështetje për këngëtarin, ku shrehej e lumtur që e kishte patur Mac në jetën e saj ndonëse nuk ishin më së bashku.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-i dashuri i Grande

Droga vret reperin e famshëm