Super anija AISAluna doli në lundrim vetëm pak ditë më parë, ndërsa ditën e sotme duket se i ka marrë jetën një personazhi të famshëm në Gjermani.
Këngëtari 33-vjeçar gjerman Daniel Kueblboeck raportohet të jetë hedhur nga anija pranë brigjeve të Kanadasë në afërsi të Newfoundland, ndërsa më pas është shpallur i humbur.
33-vjeçari mori famë si konkurrent i ‘Germany Seeks the Superstar’ në vitin 2003. Rojet bregdetare po zhvillojnë kërkime për gjetjen e këngëtarit. Kueblboeck ishte në një anije pushimesh nga Hamburgu në New York.
Dëshmitarë okularë pohuan se panë Kueblboeckin të hidhej nga kuverta e pestë e anijes AIDAluna rreth orës 6 të mëngjesit. Anija u kthye menjëherë pas njoftimeve dhe helikopterët e rojes bregdetare filluan ta kërkonin.