MENU
klinika

Liga e Kombeve

Ukraina, një hap larg kalimit të grupit

09.09.2018 - 17:04

Liga e Kombeve mund të jetë një trampolinë e mirë për shumë ekipe dhe një nga këto është edhe Ukraina, që e ka nisur shumë mirë këtë veprimtari, duke fituar dy ndeshjet e para dhe kryesuar e vetme me 6 pikë.

Sot, Ukraina ka mundur në shtëpi 1-0 Sllovakinë, me gol të Yarmolenko-s, që është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ukraina bën pjesë në Ligën B, në grupin e parë dhe, përveç Sllovakisë, ka në grup edhe Çekinë.

Ndaj Çekisë në transfertë, Ukraina pati fituar 2-1 dhe ndoshta do t’i mjaftonte edhe një fitore që të besuarit e drejtuar nga Andry Shevchenko të zinin vendin e parë dhe më pas të shikonin mundësinë për të fituar Ligën B.