MENU
klinika

Çmimet në gazetari

Unioni i Gazetarëve shpall konkursin “Vangjush Gambeta”

08.09.2018 - 18:15

Unioni i gazetarëve ka shpallur edhe këtë fillimshtatori veprimtarinë tradicionale të fundvitit të ndarjes se çmimeve vjetore të Unionit të gazetarëve shqiptarë për konkursin “VANGJUSH GAMBETA” 2018.

Unioni me mbështetje të JTI shpall konkurimim për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar përkatësisht atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë.

Gjatë kësaj veprimtarie të rëndësishme të fundvitit, do të ndahen edhe:
– Dy çmime “Karriera”
-Një çmim “Raportimi më i mirë i vitit”
-Një çmim “Gazetari i vitit”

Veprimtaria e ndarjes se çmimeve vjetore te UGSH do te zhvillohet ne daten 16 nentor 2018, ne Tiranë.