MENU
klinika

Kërcënim stuhish

Uragani ‘Florence’ zhyt bregun e Karolinës së Veriut

14.09.2018 - 19:44

Uragani ‘Florence’, po kërcënon tokën duke afruar përmbytje siç duken katastrofike, dhe të paevitueshme.

Mësohet se tashmë uragani ka arritur të prekë në tokën e bregut lindor amerikan, ku është shfaqur i rrëmbyeshëm për shkak të forcës së erës ku thuhet të arrinin deri në 150 km në orë, si dhe shirave.

Urajtsvill Beach, në Karolinën e Veriut, ishte vendi i cili u prek nga stuhia e madhe, madje aty thuhet të ishte dhe qendra e saj, e cila ka zhytur nën ujë zonat bregdetare.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, ka bërë me dije se ishin lëshuar në kohë urdhra evakuimi mjaftueshëm dhe për  një milion persona, ndonëse ende ka njerëz që presin për ndihmë në qytetin e Nju Bern-it.

Sipas guvernatorit, kjo ishte dhe një sfidë për punën në grup, mbijetesa nga stuhia ishte test për durimin dhe mirëkuptimin, pasi ende ka ditë të vështira para, duke qenë se stuhia tashmë ka mbërritur. 

Parashikimet janë alarmante, ku sinoptikanët shtojnë se Karolina mund të ketë tre ditë shi që në do të jetë njëlloj sa për tetë muaj.

Moti duket të jetë tërbuar, pasi jo shumë larg, po afrohet një tjetër tajfun me përmasa të mëdha drejt Filipineve, nga ku mësohet se në trajektoren e tajfunit të quajtur ‘Mangkhut’, janë më shumë se pesë milionë njerëz