MENU
klinika

Për 26-vjetorin e lindjes

Urimi special i Taulant Xhakës për Granitin

27.09.2018 - 11:09

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka sot ditëlindjen. Futbollisti i njohur shqiptar, që luan me kombëtaren zvicerane dhe Arsenalin në Premier League, mbush 26 vjeç. Një përvjetor që do ta kalojë në përditshmërinë e stërvitjes dhe regjimit sportiv te “Topçinjtë e Londrës”, larg familjes, që e ka në Bazel.

Megjithatë, vëllai më i madh i tij, Taulanti, që përfaqëson ngjyrat kuqezi të Shqipërisë, e ka uruar publikisht dhe me shumë dashuri që herët, në mëngjes. Përmes Instagram-it, 27-vjeçari e ka konsideruar “gjaku i gjakut tim” vëllain një vit më të vogël.

Interesant është fakti se urimi është vetëm në shqip, jo në gjermanisht apo anglisht, gjuhë të cilat i ka folur shumicën e kohës Graniti:

“Si fillim, dua të them se falënderoj Zotin çdo ditë, që kam një vëlla si ty, që mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mirë. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, të kesh shëndet dhe shumë suksese. Vëlla i dashur, gjaku i gjakut tim, të uroj edhe 100 vite të lumtura!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi pas fitores ndaj Izraelit

Shënoi i biri, Ragip Xhaka: Zemrën te Shqipëria