MENU
klinika

E dinit gabim!

“Urinoj tmerr shpesh! Ç’sëmundje kam?”

18.09.2018 - 17:11

Ndoshta ju pini shumë ujë

Nuk është vetëm sasia e ujit të pijshëm, ju merrni 20-30% të ujit nga ushqimet, dhe më shumë nga pijet e tjera.

Kjo mund ta ulë kripën në gjakun tuaj në nivele jo të shëndetshme. Pini mjaftueshëm për të mbajtur urinën tuaj të qartë ose të verdhë, por jo aq shumë sa kaloni gjithë ditën në banjë.

Infeksionet e traktit urinar

Është shkaku më i shpeshtë i urinimit të shpeshtë. Bakteret infektojnë veshkat, fshikëzën ose tubat që i lidhin ato me njëri-tjetrin.

Fshikëza juaj rritet dhe nuk mund të mbajë aq urinë, e cila mund të jetë e turbullt, në ngjyrë të kuqe ose me aromë të keqe. Ju gjithashtu mund të keni ethe, të dridhura, të vjella dhe dhimbje në fund të barkut.

Diabeti

Diabeti i tipit 1 dhe ai i tipit 2 e rritin sheqerin tuaj në gjak. Veshkat tuaja përpiqen që ta filtrojnë, por nuk mund ta bëjnë për një kohë të gjatë dhe kështu sheqeri përfundon në urinën tuaj duke tërhequr më shumë ujë nga trupi dhe ju bën që të urinoni më shumë.

Kërkesa e shpeshtë për të shkuar në tualet është një nga shenjat e para dhe më të shpeshta të diabetit.

Përdorimi i diuretikëve

Gjithashtu të njohur si pilula uji, këto barna trajtojnë presionin e lartë të gjakut dhe problemet e mëlçisë dhe veshkave.

Ata i bëjnë veshkat të lëshojnë më shumë kripë (natriumi) në urinën tuaj, gjë që ju bën të urinoni më shumë.
Kjo mund të shkaktojë humbjen e shumtë të natriumit dhe kaliumit, gjë që mund të jetë e keqe për shëndetin tuaj.

Ju mund të jeni të trullosur, me nauze dhe të vjella herë pas here.

Sindromi i fshikëzës së dhimbshme

Ju mund të ndjiheni sikur ju duhet të shkoni gjatë gjithë kohës në tualet, por jo gjithmonë urinoni ose urinoni disa pika.

Ju gjithashtu mund të keni dhimbje në fundin e barkut e cila shtohet kur kryeni marrëdhënie seksuale.

Duket se kjo ndodh kur indet e fshikëzës tuaj fryhen dhe bëhen më të ndjeshme. Nuk është gjithmonë e qartë se çfarë e shkakton këtë.

Gurët në veshka

Mineralet dhe kripërat mund të formojnë gurë të vegjël në veshka. 

Ju mund të keni përzierje, ethe, të dridhura dhe dhimbje serioze në ije dhe mbrapa dhe që degëzohen poshtë në drejtim të fundit të barkut. Gurët mund të dalin vetë, ose mund të keni nevojë për kirurgji.

Vaginiti ose infeksioni i vaginës

Ndodh kur vagina juaj është e infektuar dhe e përflakur nga myku, bakteret, viruset, ilaçet ose ndryshimet hormonale. Mund të ndodhë edhe nga kimikatet në krem, sprays ose rroba.

Ju mund të keni kruarje ose djegie gjatë marrëdhënies seksuale ose kur urinoni.

Kur konsumoni shumë alkool ose kafe

Ata veprojnë si diuretikë dhe largohen nga organizmi duke tërhequr më shumë ujë.

Ata gjithashtu frenojnë prodhimin në trupin tuaj të vazopresinës, një hormon që normalisht rregullon diurezën.

Tumoret

Të dy llojet e kancerit si ai me natyrë beninje dhe ai me natyrë malinje mund t’iu bëjnë të urinoni më shumë, sepse ata marrin më shumë hapësirë në ose rreth fshikëzës tuaj.

 

 

Nga qëndrimi ulur gjithë ditën tek konsumimi i tepërt i alkoolit

Zakone të këqija që dëmtojnë sistemin tonë imunitar

Çfarë thonë ekspertët për të mirën e shëndetit

Orari i duhur për të konsumuar drekën