Kemi parë të zbresin yjet e modelingut në Javën e Modës në Nju Jork, ku kulmi arriti me daljen në pasarelë të tre pjesëtarëve të familjes Hadid, Gigi, Bella dhe vëllai i vogël i dy bukurosheve, të cilët morën të gjithë vëmendjen.
Por ndërsa të gjitha modelet përgatiten për javë, ndoshta edhe muaj me radhë për të bërë një parakalim mbresëlënës në pasarelë, nuk ka ndodhur aspak kështu për vajzën 21-vjeçare të Madonnas-s.
Lourdes Leon u bë pjesë e Javës së Modës, duke zbritur në pasarelë, por jo vetëm veshja e saj shumë e çuditshme ra sy, por edhe detaje të tjera.
Kritikët u hodhën menjëherë në sulm, pasi 21-vjeçarja doli në pasarelë e padepiluar.
Por kjo nuk është hera e parë që Lourdes Leon e bën një gjë të tillë. Ajo tashmë ka krijuar imazhin e saj dhe këtë gjë e ka bërë edhe më herët, gjatë qershorit, teksa u shfaq si imazhi fushatës MadeMe të një linje sportive.
Pavarësisht të gjithave, ajo është krenare për defektet e saj dhe këtë e ka përsëritur shpesh, duke thënë se nuk do të ndryshojë asgjë te vetja.