MENU
klinika

Ndërhyrje në infrastrukturë

Vatrat e problemeve në dimër, riparohen në verë

11.09.2018 - 13:54

Në Gjirokastër ka nisur puna me intesistet për riparimin e dëmeve të krijuara gjatë stinës së rrjeshjeve të dendura dhe ngricave. Aktualisht tre grupe pune janë duke punuar në po kaq pjesë të qytetit. Përrloi në lagjen Zinxhira i cili konsiderohet dhe një nga më problematikët në këtë zonë për shkak se del shpesheherë nga shtrati duke vëshuar drejt banesave përdhese të ndërtuara përbri tij ka marrë dhe vëmendjen më të madhe në ndërhyrjet e këtyre ditëve.

Specialistët e pushtetit vendor bëjnë me dije se aktualisht po kryhet rehabilitimi i këtij përroi dhe sistemimi i kolektorëve me qëllim ndalimin e vërshimit të prurjeve të ujit edhe mbi aksin rrugor Gjirokastër-Kordhocë. Një problematikë që gjatë dimrit ka sjellë jo pak herë pezullim e lëvizjes së tyre në këtë aks.

Sipas të njëjtit burim zyrtar mësohet se ndërhyrje po kryhen edhe në lagjen e sipërme të qytetit, në Cfakë ku po punohet për disiplinimin e ujrave jo vëtëm atyre sipërfaqsorë por edhe nëntokësore. Shpërthimi i ujërave të kanalizimeve ka sjellë në dimër ndryshimin e plotë të pamjes së kësaj zone që ndodhet pranë kështjellës Argjiro. Kjo për shkak dhe të infrastrukturës së vështirë dhe të amortizuar që krijon probleme edhe në mot të thatë, jo vetëm kur ka rreshje.

Stina dimrit që lamë pasë krijoi probleme dhe dha alarmin edhe sa i takon erozionit të shumtë në disa lagje të Gjirokastrës ku dy më problematiket ishin në lagjen Kodra e Shtufit dhe ajo e “Punëtorit”. Specialistët pranë bashkisë bëjnë me dije se projekti i zbatimit të masave inxhinierike është marrë përsipër dhe do të gjej zbatim përpara se dimri të trokasë.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN