MENU
klinika

Festivali i Teatrit

“Vetëvrasësi”, për të triumfuar edhe në FMT

28.09.2018 - 18:16

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit do të vazhdojë me sot me fillim nga ora 21:00 në sallën e “arTurbinës” në Tiranë, me shfaqjen “Vetëvrasësi”, të sjellë në skenë nga trupa e Teatrit “Andon Zako Cajupi” të Korcës.

Para pak javësh “Vetëvrasësi” u vlerësua si shfaqja më e mirë e në Festivalin e Komedisë që u zhvillua në Korcë, “KokoFest”.

Tragji-komedia “Vetëvrasësi” është shkruar nga Nikolai Erdman dhe vjen në skenë nën regjinë e të mirënjohurit Sulejman Rushiti. Në një bashkëpunim mes aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit “Andon Zako Cajupi” aktorët që do të ngjiten në skenë për të jetëzuar “Vetëvrasësin” janë: Neritan Licaj,Elia Zaharia Zogu,Zamira Kita,Olta Gixhari,Klodjana Keco, Albano Prodani,Paola Kodra,Shkelqim Jaupi,Mateus Frroku,Belliu Blerta,Ilda Pepi,Valentino Hamati, Antonio Tole.

Semion është një i ri, i papunë, i cili beson se përgjigja ndaj problemeve të tij është të mësojë të luajë instrumentin tuba. Por plani i tij dështon dhe ai vendos të kryejë vetëvrasje. Fqinji i tij, Aleksandër Petroviç, vendos të përfitojë nga mjerimi i Semionit duke shfrytëzuar vetëvrasjen e tij për të fituar para. Në këtë pikë, Semion e gjen veten të manipuluar nga njerëz të ndryshëm që përfaqësojnë botën e biznesit, të arteve, të punëtorëve etj. Gjatë rrjedhës së ngjarjes, secili personazh nxjerr në pah anën më të keqe të personalitetit të tij, e gjitha kjo e mbuluar me një tis humoristik.

Kujtojmë se po ditën e shtunë, me fillim nga ora 18:00, në skenën e Universitetit të Arteve do të ngjitet shfaqja “Vetëvrasësi” e sjellë në skenë nga Teatri “Andon Zako Çajupi” I Korçës. Gjithashtu, me fillim nga ora 21:00, në skenën e “arTurbinës” do të ngjitet shfaqja “Vetëvrasësi” e sjellë në skenë nga Teatri “Andon Zako Çajupi” I Korçës

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN