MENU
klinika

Reagon kryeministri

Vetting politikanëve? Rama: Është një farsë, djema tregoni xhepat!

13.09.2018 - 22:26

Në studion e “Open”, në TCh, kryeministri Edi Rama u shpreh që dëshiron të hapen librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre, nisur nga “sarajet” e tij, sa i përket kërkesës së opozitës për vetting-un në politikë. 

Kur kam hyrë në Kryeministri i kishin marrë të gjitha, nuk kishte asgjë. Unë kam bërë një dasmë dhe janë të regjistruara, të kthyera, të gjitha dhuratat e dasmës që kalojnë një vlerë simbolike. Unë do isha i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e tyre, hotelet ku kanë qëndruar. Mbi të gjitha të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurat që kanë prodhuar pasuri me shpenzime të larta, jo normale. Jam shumë i interesuar që kjo të fillojë nga sarajet e mia”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama u shpreh se vetting për politikanët do të thotë, sipas tij nëse i kanë apo jo duart e pastra.

“Ka një vetting për politikanët, për lidhjet e tyre me krimin dhe pasuritë. Për mua vetting i politikanëve është, duart i ke të pastra apo jo. Je i përfshirë me veprimtari kriminale, ke lidhje me krimin, kjo është çështje e drejtësisë. Kjo është një lojë e Lulit si artist për të krijuar një turbullirë, ndërkohë që vettingun që po pastron pallatin e drejtësisë nuk e duan. Historitë e tyre nuk ndodhnin as në kohën e Enver Hoxhës: pse i fole atij në rrugë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se këtë çështje do ta çojë në Komisionin e Venecias.

Çështja me kë shoqërohesh, është çështje personale. Pastaj nëse ti influencon te një person i lidhur me krimin atëherë ti duhet të shkosh në burg dhe kjo është çështje e drejtësisë. Ne do të ja çojmë Komisionit të Venecias. Kjo është hedh Luli një gur në lum dhe ne të mbytemi. Jo, ne do e marrim gurin dhe do e çojmë në Komisionin e Venecias. Nëse Venecia do të thotë se kjo është në përputhje me kushtetutën, me të drejtat e njeriut, ne do ta votojmë”, tha Rama.

“Vetting për politikanët është nëse je apo jo i pastër, të tjerat janë çështje e organeve të drejtësisë. Nëse duam të transparencë për politikanët duhet të gjejmë një mekanizëm. Një pakicë që thotë o bëje siç dua unë, ose nuk bëhet do të thotë që nuk e duan. SPAK dhe BKH janë institucionet që do të hetojnë politikanët, të tjerat shërbejnë për këta si thashetheme. Që të thonë Rama është i lidhur me krimin”, u shpreh Rama më tej.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!