MENU
klinika

Projektligji për Vettingun

Vettingu në politikë/ Ruçi: Drafti i botuar në faqen e Kuvendit

14.09.2018 - 13:14

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka folur sot për vettingun në politikë, pas propozimit që PD ka dorëzuar disa ditë më parë. Ruçi nga Fieri tregoi se drafti është botuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

Një ditë më parë, Lulzim Basha i bëri thirrje kryeparlamentarit Ruçi që të nisin procedurat për këtë projektligj.

Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancë e parlamentit. Është futur në programin e Kuvendit si dhe është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy javësh nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim”.

Kryeparlamentari Ruçi tha se nuk e din a do të miratohet si projektligj apo jo, pasi është shumë herët për të dhënë një verdikt përfundimtar.

Vettingu për politikanët është diskutuar në të kaluarën, qoftë në vitin organik, i cili miratoi me konsensus ligjet për dekriminalizimin, ashtu si pjesë e vettingut janë objekt i reformës në drejtësi” shtoi kryeparlamentari Ruçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!