MENU
klinika

Meshkuj e Femra

Vijnë 3 të huaj në basketbollin shqiptar

14.09.2018 - 17:38

Vitet e fundit është rritur shumë interesi për lojërat me dorë dhe natyrisht ka pasur dhe rritje. Sezoni i ri sportiv 2018-2019 në basketboll është në prag dhe skuadrat kanë nisur të bëjnë lëvizjet e para në merkato, duke u përforcuar.

Te meshkujt, skuadra e Goga Basket, që sezonin e ri do të debutojë në Superligë, ka mbërritur basketbollisti i ri amerikan Trevor Versel Arlanzo, i cili ka nisur edhe stërvitjen me skuadrën durrsake.

Por drejtuesit e Goga Basket, që këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Nikola Milatovic, premtojnë se do të mbërrijë edhe një tjetër lojtar i huaj ditët në vijim.

Tirana dhe Teuta ne basketboll
Tirana dhe Teuta ne basketboll

Fuqishëm ka hyrë në merkato edhe skuadra kampione e Flamurtarit, që ka afruar orët e fundit dy basketbolliste serbe. Bëhet fjalë për Milica Dabovic dhe Zorana Milovic, të cilat kanë mbërritur në Vlorë dhe kanë nisur fazën përgatitore.

Dabovic është një basketbolliste me përvojë, që është aktivizuar edhe në kampionate të tjera. Ndaj ardhja e tyre te Flamurtari e përforcon ndjeshëm ekipin bregdetar, që konfirmon pretendimet e tij për të qëndruar sërish kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN