MENU
klinika

Liberalizimi i vizave

Vizat/ Shtohen kërkesat për pasaportën biometrike

15.09.2018 - 10:31

Në prag të liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës po pajisen me të madhe me pasaporta biometrike. Sipas një ankete shumica e tyre mendojnë të largohen nga Kosova edhe pse qeveria thotë se ka nisur fushatë që të mos ketë largim masiv. Aktualisht mbi 1 milion qytetar janë të pajisur me pasaporta biometrike, vetëm sivjet kanë aplikuar rreth 200 mijë.

Për shkak të papunësisë dhe kushteve të rënda të jetesës, në një raport të publikuar nga UNDP dhe USAID, tregohet se 60 % e të anketuarve e mendojnë largimin nga Kosova brenda tre viteve të ardhshme.

Sipas përgjigjeve të gjysmës së të anketuarve thuhet se Kosova nuk po ecën në drejtimin e duhur.

E këtë raport të UNDP-së e përforcon edhe fakti se vetëm gjatë këtij viti në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ndërrim të pasaportës dhe për pajisje me pasaportë biometrike kanë aplikuar rreth 200 mijë qytetarë.

Numri i kosovarëve të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike është 1 milion e 34 mijë e 949, që nënkupton se më shumë se gjysma e qytetarëve të Kosovës në rast të liberalizimit të do të kenë të drejtën për të udhëtuar në drejtim të vendeve të BE-së.

Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave, ndërsa vendimi përfundimtar për heqjen e vizave për kosovarët tashmë ka mbetur vetëm çështje kohe.

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka shpjeguar edhe hapat që kanë mbetur deri tek liberalizimi i vizave.

Pas diskutimeve në grupe punuese, procesi i liberalizimit votohet në Këshill, në nivelin e ambasadorëve permanentë të shteteve anëtare në Bruksel”, u shpreh ministrja Hoxhaj.

Ministrja ka sqaruar se diskutimi do të kthehet në nivel të ministrave dhe pastaj në Parlament duhet të votohet me shumicë kualifikuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN