MENU
klinika

Ambasadorja përfundon mandatin

Vlahutin ‘mbyll hesapet’ me Shqipërinë, mesazhi

01.09.2018 - 10:44

E djeshmja ka qenë dita e fundit për Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin, e cila  ka mbyllur mandatin e saj 4-vjeçar.

Ajo me këtë rast ka pasur një mesazh për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ajo shkruan se ka punuar në të mirë të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe uron fuqi e vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.

Vlahutin ka edhe një falënderim për shqiptarët, me të cilët siç thotë ajo ndau 4 vite.

Sot është dita ime e fundit si Ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do të jem gjithnjë mirënjohëse për mundësinë që pata për të punuar në të mirë të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Shqipëria po ecën qëndrueshëm drejt vendit të saj në Bashkimin Evropian, dhe unë mund t’ju uroj veç fuqi dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt.

Për mua, ka qenë dhuratë e çmuar ta ndaj jetën me njerëz të mirë dhe që e kisha Shqipërinë shtëpi për katër vitet e fundit. Faleminderit. Ambasadorja Vlahutin”, shkruan ajo.

 

M.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN