MENU
klinika

Zjarret në Vlorë

Vlorë/ Shuhen zjarret, hetime për shkaqet

27.09.2018 - 20:51

Në qarkun e Vlorës, u përhapën disa vatra zjarresh ditët e fundit, gjë për të cilë Policia është shtyrë të nisë hetimet. 

Të gjitha vatrat e zjarrit, në këtë qark, sipas Shtabit të Emergjencave, janë shuar dhe për më tepër dyshohet se kanë qenë të qëllimshme.

Lidhur me këtë policia ka njoftuar se ka proçeduar në gjendje të lirë shtetasin L.Gj, 68 vjeç, banues në Orikum.

vlore konica.al
vlore konica.al

“Proçedimi penal ndaj tij filloi për shkak se më datë 26.09.2018, në pronën e tij pranë vendit të quajtur “Bashamato” Orikum, ky shtetas i ka vënë zjarrin disa barishteve por për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe prej 32 m2″.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” neni 151 i Kodit Penal.