MENU

Vrasje tjetër pas 14-vjeçarit

Vrasje të njëpasnjëshme në Mamurras, kush është i riu që u vra sot

06.09.2018 - 09:17

Një tjetër krim ka tronditur Mamurrasin ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.

Rreth orës 04:30 të mëngjesit në lagjen ‘Zef Hoti’, në periferi të Mamurrasit, një i ri ka mbetur i vrarë nga një sulm me armë zjarri.

Nga të dhënat e para, mësohet se ka mbetur i vdekur shtetasi Indrit Pepa, rreth 27-vjeçar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. I riu është qëlluar me breshëri plumbash. 

Ndërkohë forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e krimit.

Pas hetimeve, u bë e mundur identifikimi i autorit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.M., 49 vjec, ndërsa po punohet për kapjen e tij, pasi dyshohet se mes tij dhe viktimës ka pasur një konflikt të hershëm.

Mësohet se viktima jetonte më shume jashtë shtetit dhe kishte ardhur së fundi në familje. Pepa ka lënë pas një femijë të vogël.

viktima indrit pepa
viktima indrit pepa

Ndërsa kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tjetër ngjarje ndodhi në Fushë-Mamurras, ku pas një sherri mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

M.H