MENU
klinika

Emri

Vritet biznesmeni në Shkodër, gjendet trupi jashtë makinës së djegur

01.09.2018 - 15:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 31-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për Arjan Ferracakun, 31 vjeç.

Fillimisht është gjendur një makinë e braktisur, e cila ka ngjallur dyshimet e policisë së Shkodrës dhe pas saj është zbuluar dhe viktima. Ferracaku është pronar i dy bizneseve në Velipojë dhe babai i 2 fëmijëve.

Makina është gjetur në një vend në periferi të qytetit ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura.

Nuk ka ende shumë detaje, por dyshohet se mjeti i gjetur në vendin e quajtur “Livade” është përdorur për transportin e një personi të vrarë.

Nga ana tjetër policia thotë se mjeti nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas ekspertizës paraprake, 31-vjeçari është vrarë gjatë natës.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

M.H

“Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së!“

Lirimi i Sali Berishës, reagon nga qelia Ilir Meta

Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik

Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë…

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë