MENU
klinika

Marrëveshja Kosovë-Serbi

Vuçiç: Marrëveshja me Kosovën do i zgjidhte gjithë problemet

16.09.2018 - 11:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se komentet që ka shkaktuar vizita e tij në Kosovë janë “pamfletizëm” dhe se për Serbinë do të ishte mirë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë.

Në një shkrim të tij personal, Vuçiç shkruan se politika e tij është e orientuar kundër “miteve” që vijnë nga e majta, e djathta ose nga rajoni, siç janë ato se “Serbia për rajonin është gjithmonë fajtore dhe se dëshiron të zgjerohet në kurriz të tjerëve”.

Ajo që unë në mënyrë të qartë e kam thënë është se kam kërkuar të ‘pushtojmë’ me lap-top, me dije, libër e laps dhe jo vetëm në Ballkanin, por edhe të ardhmen, por kjo ka kaluar në heshtje. Pikërisht ashtu siç një pjesë e opinionit në Serbi e përfoli faktin se gjatë vizitës në Kosovë, qartësisht bë një lidhje me vazhdimësinë e politikës së Millosheviçit”, ka shkruar presidenti Vuçiç.

Presidenti thotë se tashmë ka filluar një epokë e re për gjithë Ballkanin edhe për Serbinë, ku vëndet ballkanike duhet t’i eliminojnë komplotet kundër njëri-tjetrit dhe se është koha ku të gjithë do të mund të përfitojnë diçka të mirë.

Pikërisht për këtë arsye, ilaçi më i mirë për Serbinë do të ishte që serbët dhe shqiptarët, kurdo qoftë, të arrijnë një marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë”, ka shkruar Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN