MENU

Bilanci

Xhaçka: 91 vatra zjarri, përgjegjësit para ligjit

28.09.2018 - 11:14

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka para mediave foli mbi situtatën e zjarreve por edhe për të paralajmëruar përgjegjësit. Ajo tha se për 17 ditë ka pasur 91 vatra zjarri dhe se është ndërhyrë me helikopterë “Cougar”.

Ministria e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile organizuan punën me strukturat e pushtetit vendor për të marrë masat për përballimin e situatës së zjarreve gjatë muajve të verës.

Risia e masave të marra për organizimin, gjatë këtij viti ishte edhe pajisja e helikopterëve Cougar me kova me kapacitet 2500 litra ujë secila, për shuarjen e zjarreve.

Testin e parë real këto mjete e patën në shuarjen e zjarrit në pyllin e Semanit dhe rezultati ishte ai që prisnim. Ndërhyrja ishte efikase dhe zjarret u arritën të dominoheshin plotësisht dhe në një kohë shumë të shkurtër”, deklaroi ministrja.

zjarri, ilustrative
zjarri, ilustrative

Gjithashtu këtë vit, ajo tha se vumë në gatishmëri të gjitha mjetet dhe infrastrukturën që ne disponojmë, duke shumëfishuar si asnjëherë më parë kapacitet për shuarjen e zjarreve.

Tërësia e këtyre masave organizative, bëri që ky sezon veror të kalojë pa vatra zjarresh masive, ashtu siç pothuajse kish ndodhur në gjithë vitet e shkuara.

Sot, e kam thirrur kete konference per shtyp per te ndare me ju dhe me publikun nje shqetesim ne lidhje me situaten e zjarreve te fund shtatorit.

Tashmë, kur jemi në stinën e vjeshtës dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ne po ndeshemi me një fenomen sa paradoksal, aq edhe kriminal, me zjarret që po përfshijnë kullotat dhe tokat bujqësore.

Të dhënat tona, tregojnë për një rritje shqetësuese të zjarreve në këtë periudhë. Vetëm në harkun kohor 10-27 Shtator janë verifikuar, gjithsej 91 vatra zjarri, prej të cilave janë djegur një sipërfaqe prej 262 ha kullotë, shkurre, livadh, pyje, pemëtari, tokë bujqësore, bazë ushqimore për bagëtinë etj. Janë djegur 1162 rrënjë ulliri të vjetër dhe të rinj”, u shpreh ministrja.

Ajo informoi se për shuarjen e ketyre vatrave janë angazhuar deri me tani rreth 100 mjete zjarrfikëse dhe rreth 500 forca nga strukturat vendore të Shërbimit zjarrfikës, Emergjencave Civile dhe struktura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, dhe sigurisht efektive te forcave tona te armatosura.

Një ndihmesë kanë dhënë dhe banorët e zonave të prekura nga zjarret te cilet i falenderoj perzemersisht jo thjesht per ndihmen e tyre, por per pergjegjshmerine qytetare qe kane treguar per te mbrojtur pronen e perbashket.

zjarr konica.al
zjarr konica.al

Në 4 raste zjarresh, në të cilët ka qenë e pamundur shuarja e zjarrit me kapacitetet ekzistuese logjistike dhe njerëzore, është kryer operacion nga ajri për shuarjen e tyre me helikopterët tane Cougar. Sigurisht, çdo mendje e shëndoshë në këtë rast, do të përjashtonte rënien e zjarreve nga shkaqe natyrore”, tha Xhaçka.

Sipas saj, informacionet tona flasin për zjarr-vënie të qëllimshme nga persona me tendenca kriminale, zjarrvenie te qellimshme per arsye te konflikteve mbi pronen, apo zjarrvenie me qellim krijimin e hapesirave per toka te reja sipas besetytnise se djegja e tokes sjell pasurimin dhe pjellorine e saj.

Pervecse ky eshte nje vendim i gabuar e i paligjshem qe do i kushtoje rende kujtdo, qe permes papergjegjshmerise apo qellimit te keq, ve ne rrezik te tjeret dhe demton pronen e perbashket, nga te gjitha pikepamjet, shkencore apo praktike, djegja e tokes sjell me shume deme sesa te mira.
Ndersa nga pikepamja juridike ky është një dëmtim i burimeve kombëtare të zhvillimit, që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Cilado që të jenë arsyet e zjarr-vënieve, kjo është një veprimtari kriminale dhe e dënueshme ligjërisht”, theksoi ministrja.

Ndaj ajo deklaroi se per te gjitha rastet e evidentuara, Ministria e Mbrojtjes është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë në vend, strukturat vendore të pushtetit lokal, zyrat e mbrojtjes nga zjarri dhe shpetimit prane bashkive, Drejtoritë Pyjore, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe po punojmë për të evidentuar zjarrvënësit dhe për ti vene ata përpara përgjegjësisë ligjore.

Ne jemi të vendosur të mos tolerojmë asnjë veprim abuziv dhe të pa përgjegjshëm që do të shkaktojë zjarre dhe deme ne territorin e vendit tonë.

Do të reagojmë ligjërisht me të njëjtën forcë, për mbrojtjen e parcelave të tokës siç vepruam për zjarr-vëniet në pyje.
Mbrojtja e kësaj pasurie është detyrë ligjore dhe morale e gjithsecilit prej nesh si qytetare te ketij vendi dhe sigurisht edhe pergjegjesi e strukturave përkatëse qendrore dhe vendore.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetaret të denoncojnë në kohë në numrin e emergjencave 112 të gjithë autorët e këtyre veprimeve kriminale, me pasoja të rënda për jetën njerëzore dhe pasurinë.
Informojmë të gjithë qytetarët shqiptarë, se çdo rast zjarri i konstatuar, do të hetohet thellësisht duke bërë përgjegjës ligjor të gjithë zjarrvënësit e qëllimshëm dhe pronarët e tokës ku do evidentohen vatrat e zjarreve”, theksoi ministrja.