MENU
klinika

Paralajmërimi i fortë që u bëri

Xhafaj mbledh me urgjencë drejtuesit e policisë

02.09.2018 - 19:05

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thirrur një mbledhje urgjente me drejtuesit e policive të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës e Shkodrës.

Siç mësohet mbledhja u thirr pas ngjarjes së Tiranës (plumbave ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala) dhe asaj të Shkodrës (ku u vra një biznesmen).

Në këtë mbledhje mësohet se Xhafaj u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të ndërmarrin masa të ashpra reaguese.

Thelbi i takimit ishte apeli për angazhim maksimal në funksion të luftës ndaj krimit, duke u referuar tek ngjarjet e fundit.

Mësohet se Ministri kërkoi me forcë rezultate konkrete nga të gjithë strukturat, hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm si dhe efikasitet në punen hetimore, përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligj zbatuese.

Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, largimin nga Drejtoritë Vendore apo Policia Kriminale të efektivëve të paaftë dhe për te cilët ka indicie për implikim.

“Ndryshoni situatën për ngjarjet kriminale në Shkodër dhe qytetet e tjerë. Nëse nuk ka rezulate largoheni në muajin tetor”, mësojet të ketë thë ai.

M.H