MENU
klinika

Dita Kombëtare e Turizmit

Xhubleta, libri i hapur i identitetit shqiptar

27.09.2018 - 17:01

Me një aktivitet të veçantë për të promovuar vlerat e Xhubletës, mbretëreshës së veshjes së femrës shqiptare, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkoder, çeli veprimtaritë e “Ditës Kombëtare të Turizmit” dhe të “Ditëve të Trashegimisë Kulturore Evropiane”.

xhubleta konica.al
xhubleta konica.al

Studiuesit kanë provuar se xhubleta është një veshje me mbi 4000 vite histori, ndaj konsiderohet si një libër i hapur i epokave historike, theksoi në fjalën e saj, drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore, Majlinda Laçaj:

“Xhubleta është një identifikim i Shqiptarëve dhe historisë tonë.

xhubleta konica.al
xhubleta konica.al

Ajo ka një strukturë të pasur artistike e stilistike dhe është si një libër që gjen një thesar të madh.

Me plot të drejtë nga studiuesit e ndryshem konsiderohet si veshja me e vjetër në botë për gratë të cilen e gjejmë ende gjallë në veriun e Shqipërise dhe në trevat shqipfolëse.”

xhubleta konica.al
xhubleta konica.al

Etnografja e mirënjohur, Afërdita Onuzi, tregon se xhubleta e alpeve shqiptare është pjesë e identitetit tonë kombëtare dhe vlerë e jashtëzakonshme e trashëgimisë kulturore evropiane, me një dekoracion shume te veçantë:

xhubleta konica.al
xhubleta konica.al

“Është padyshim një thesar për historinë dhe rrënjet tona ilire.

Në xhubletë gjen kodet më intriguese dhe të shkruar aty kujtesën historikë të të parëve tonë”

xhubleta konica.al
xhubleta konica.al

Sot njihen 40 lloje të xhubletave të arkivuara në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mali i Zi dhe në Paris.

Nga studiuesit kërkohet që xhubleta të vlerësohet si vlerë e kulturës botërore dhe te mbrohet nga UNESKO.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit