MENU
klinika

MVP i sezonit 2016-2017

Ylli i NBA rrezikon 2 muaj pa luajtur

14.09.2018 - 13:56

Basketbollisti i skuadrës së Oklahoma Thunder, Russell Westbrook, është operuar në gjurin e majtë dhe rrezikon të mos luajë për gati dy muaj.

Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e skuadrës së Thunder, që deklarojnë se gjasat që një nga yjet e NBA-së (MVP i sezonit 2016-2017) të jetë në startin e sezonit të ri janë të pakta.

Të paktën 4 javë basketbollisti do të qëndrojë pushim absolut dhe më pas do të nisë fazën e rikuperimit dhe stërvitjes me top, pasi të marrë”OK”-in nga mjekët.

Russell Westbrook
Russell Westbrook

Westbrook nuk do të zhvillojë fazën përgatitore me skuadrën gjatë këtij muaji, por do t’i bashkohet ekipit vetëm në mesin e muajit tetor, por debutimin sezonal mund ta kryejë në nëntor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN