MENU
klinika

Pjesëmarrja e ulët në referendum

Zaev: Zgjedhje të reja nëse nuk certifikohet rezultati

30.09.2018 - 21:02

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur pas mbajtjes së referendumit për çështjen e emrit, ku u vu re një pjesëmarrje e ulët në votim.

Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus atëherë vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shndërrohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe PËR nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë Për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMRO DPMNE-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëherë duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.

Referendumi
Referendumi

Për të qenë i suksesshëm referendumi duhet që të dalin në votim 50%+1 votues nga lista zgjedhore, apo rreth 903 mijë qytetarë. Për të vendosur qytetarët për njërin nga dy opsionet, Pro apo Kundër duhet që njëra palë të ketë 50%+1 votë më shumë se opsioni tjetër. Nga rezultatet paraprake, tani për tani ky duket një mision i pa mundur”, raportojnë mediat në Maqedoni.

Ky votim është shumë i rëndësishëm dhe është paraprirë nga një seri vizitash të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Fitorja e “PO”-së në referendum zgjidh përfundimisht çështjen e konfiktit me Greqinë dhe i hap rrugën vendit për anëtarësim në NATO, e më pas në Bashkimin Europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri