MENU
klinika

Denoncimi i ish-oficerit Nuhu

Zagani: Si më kontaktoi dhe çfarë kërkoi Emiljano Nuhu

29.09.2018 - 20:46

Ish oficeri Dritan Zagani, në një rrëfim ka analizuar në detaje takimin me oficerin e policisë, Emiljano Nuhu, i cili denoncoi rastin e Xhisiela Malokut.

Sipas tij, ka qenë vetë Nuhu që ka kontaktuar Zaganin për të marrë informacione për mënyrën se si të kërkonte mbrojtje.

Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani, hodhi akuza të forta, ndërsa deklaroi se politika në Shqipëri është e inkriminuar deri në palcë, ndërsa sipas tij, qytetari është i shpërfillur në themel. Në fund ai deklaron se dera e shtëpisë së tij është e hapur për çdo shqiptar, i cili kërkon ndihmën tek mundësitë që ai disponon.

Pjesë nga intervista

Zoti Zagani, si e njihni zotin Emiljano Nuhun?

Zagani: Siç e dini, unë kam kaluar një peripeci të ngjashme me këtë të zotit Nuhu, dhe zoti Nuhu si polici inteligjent që ishte, kur e pa vetën në rrezik më shkruajti një ditë, nuk e njihja, nuk e kisha dëgjuar as si emër, normal se është edhe djalë i ri edhe nuk është as brez i im i punës, as nuk më ka rastis të punoj me të dhe më tha: kam nevojë të më shpjegosh se si funksionojnë gjërat sepse ndodhen në një situatë të vështirë të rrezikut për jetën në lidhej me politikën tonë, që tashmë e dimë se është një politikë e famshme e krimit. Çfarë të them më shumë.

Dhe në këto kushte u informova se çfarë përfaqëson ky djali përmes miqve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Nuk zbulova ndonjë gjë që kisha dyshim, dhe i ktheve përgjigje. I thashë zotëri, unë di të të them se çfarë kam kaluar dhe çfarë vuajtur unë. Këtë di të ta them, më tutje unë nuk jam personi i duhur dhe kompetenti të bëjë asgjë më shumë. Ai më tha kaq dua.

Kur e keni takuar?

Zagani: Nuk janë bërë dy javë kur më ka shkruar për herë të parë. Një javë mund të jenë bërë kur e kam takuar për herë të parë. Ai pas një udhëtimit të stër-mundimshëm me autobus përgjatë gjithë natës së bashku me familje arriti në vendin ku jam unë. Më telefonoi, i thashë do të vijë do të takoj dhe do të njihemi. Vajta e takova.

Jam takuar në situatën e udhëtimit që kishin udhëtuar gjithë natën, një familje e rraskapitur. Me një fëmijë më pak se dy vjeç, i cili qante dhe donte të ushqehesh. Unë jam shqiptar, jam njëri i thashë do shkojmë te shtëpia ime do shohim çfarë na ka përgatit nusja, do hamë si njerëz, prezantohemi, pastaj do të tregoj derën e shtetit se ku duhet të kërkosh mbrojtje. Unë nuk mund të të ofroj mbrojtje.

Sa shpesh e keni takuar?

Zagani: E kam takuar vetëm njëherë pas daljes publik të këtyre gjërave, edhe po të dua ta takoj nuk munden pasi nuk e di se ku e kanë përplasur këta këtu pas situatës që është bërë publike. Kam ruajtur komunikimin me anë të telefonit me zotërinë.

A keni dijeni se ku është ai në këto momente?

Zagani: Normalisht e di se ka ik nga jam unë. Edhe po ta di nuk mund ta them. Nuk më ka interesuar, sepse këto janë probleme me sigurinë e jetës dhe familjes, sepse e di vetë se çfarë kam kaluar dhe hequr. Nuk mund të bëjë gabime të tilla.

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët

Gjykon Nuredin Dumanin dhe të pandehur të tjerë

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula

“SPAK ka dyshime që celularët janë përdorur nga ana e…”

Eksperti Karamuço zbardh prapaskenën: Çifti Meta është marrë në pyetje!