02.09.2018 - 10:37
Një ditë më parë, nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta festoi ditëlindjen, ku mori edhe një surprizë mjaft të bukura nga nipi i saj Zaho.
Me një buqetë me lule në duar, Zaho qëndroi para derës duke surprizuar gjyshen e tij, ndërsa më pas u vërsul drejt saj duke e përqafuar.
Sigurisht, ky moment nuk mund të mbetej pa u publikuar në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili një gjë të tillë e ka bërë në “Instagram”.
Ndërsa bashkëngjitur, Kryeministri ka shkruar: “Nona edhe 100!”