MENU
klinika

Raporti i “El Mundo”

Zbulohen arsyet pse Ronaldo iku nga Reali

30.09.2018 - 19:19

Pas gati një dekade me Real Madrid, Cristiano Ronaldo i tha “lamtumirë” klubit me më shumë trofe në botë në korrikun e këtij viti, por rruga e portugezit larg “Santiago Bernabeu” ka filluar në majin e 2017-ës.

Problemet e tij me autoritetet e Spanjës, të shkaktuar nga evazioni fiskal, kanë qenë fillimi i një serie debatesh dhe vendimesh që e shtynë përfundimisht atë drejt Torinos dhe Juventus-it.

Kjo është bërë e ditur nga një raport i publikuar nga “El Mundo”. Aty zbulohet se Ronaldo ka patur takime në shtëpi me menaxherin Jorge Mendes dhe këshilltarët e tij në majin e 2017-ës. “Thashë se nuk doja asnjë rrezik”, mësohet t’u ketë thënë Ronaldo këshilltarëve të tij në lidhje me problemet ligjore të krijuar për mospagimin e taksave.

ronaldo marcelo modric
ronaldo marcelo modric

“Unë nuk kam studiuar dhe e vetmja gjë që kam bërë në jetë ka qenë të luaj futboll, por nuk jam budalla dhe nuk kam besim tek asnjeri. Kjo është arsyeja pse paguaj 30 për qind më shumë kur punësoj një këshilltar. E bëj sepse nuk dua probleme” – është shprehur Ronaldo.

Avokati Carlos Osorio, i cili ka qenë në atë mbledhje, ka shpjeguar se ai është marrë me problemet financiare, duke i thënë Ronaldo-s se nuk duhej të shqetësohej. Disa muaj më vonë, kur portugezi u detyrua të bënte një marrëveshje me autoritetet, është zemëruar shumë.

“Nuk kam thënë kurrë se taksat nuk duheshin paguar”, mësohet t’i ketë bërtitur Ronaldo këshilltarëve të tij. “Dua ta di se çfarë ka ndodhur. Nuk kuptoj asgjë, duke parë se taksat duhet të paguhen nga sponsorët. Pse më akuzojnë mua?”.

Pas pagesave të bëra për autoritetet spanjolle, Cristiano shpresonte që Real Madrid do t’i ofronte atij një kontratë të re për të zbutur pak goditjen ekonomike, siç kishte bërë Barcelona me Messi-n. Por drejtuesit e klubit donin të mbanin distancat nga Ronaldo dhe problemet e tij ligjore, gjë që ai e pa si një tradhti.

Ai, gjithashtu, e shikoi si një mungesë respekti faktin se Messi po fitonte dyfishin dhe se Neymar e ishte kaluar në renditjen e më të paguarve pas transferimit të brazilianit te Paris Saint-Germain. Ai u zemërua aq shumë, sa Zidane i ka kërkuar drejtuesve që ta zgjidhnin çështjen, duke i thënë atyre se Ronaldo po fliste shpesh për këtë çështje në dhomat e zhveshjes.

Për më tepër, ylli portugez ishte shumë i irrituar nga fakti se Alfredo Di Stefano renditej para tij sa herë që flitej për lojtarët më të mirë të historisë së Real Madrid.

Ronaldo dhe Messi
Ronaldo dhe Messi

“Gjithmonë më vendosin mbrapa Di Stefano-s dhe unë nuk e di se çfarë duhet të bëj më”, – mësohet të ketë thënë Ronaldo. Në fund, marrëdhënia me Real Madrid arriti një pikë ku ai vendoi të largohej dhe të niste një aventurë të re në Itali me Juventus-in.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN