MENU
klinika

Mourinho drejt shkarkimit

Zidane po mëson anglisht për…United?

29.09.2018 - 12:49

Përforcohet idea e emërimit të Zinedine Zidane në krye të Manchester United dhe shkarkimit të Jose Mourinhos. Këtu ndikojnë shumë edhe konfrontimet e portugezit me skuadrën e tij, me Paul Pogba, pa llogaritur rezultatet e dobëta, apo eliminimin nga “Carabao Cup” prej Derby County.

“The Sun” shkruan se Zinedine Zidane është duke mësuar gjuhën angleze për t’u përgatitur të jetë gati në çdo kohë, nëse Manchester United vendos ta punësojë atë. Ish-trajneri i Real Madridit, i cili fillimisht tha se do të pushojë një vit, kur u largua nga “Bernabeu”, me këtë veprim lë të kuptohet se mund të bëhet trajneri i ri i “Djajve të Kuq”.

Zidane ishte në Londër këtë javë me rastin e ndarjes së çmimeve “The Best” të FIFA-s dhe bëri një foto te një kabinë telefonike në kryeqytetin anglez, bashkë me gruan e tij, Veronique, si për të thënë se e pret një telefonatë…

zidane zinedine tek united
zidane zinedine tek united

Foton e hodhi në Instagram-in e tij, ku menjëherë mori komente se telefonata pritet t’i vijë nga Manchester United, ku pozitat e Jose Mourinhos si trajner janë më të lëkundura se kurrë.

E pra, “The Sun” thotë se Zidane është duke studiuar me ngut anglishten, me idenë e marrjes së detyrës në “Old Trafford”. Sipas të njëjtit informacion, ai ka hedhur poshtë disa oferta të tjera për të shkuar në Manchester, sepse dëshira e tij, pothuajse obsesion, është të drejtojë “Djajtë e Kuq”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN