MENU
klinika

Detajet

Zjarr në Shëngjin e Pukë/ Rrezikohen banesat e stanet

27.09.2018 - 11:03

Një masiv me shkurre është përfshirë sot nga flakët në Shëngjin. Zjarri ndodhet pranë disa banesave, duke shkaktuar panik te banorët për shkak edhe të prezencës së madhe të tymit.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Po ashtu një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Pukë. Mësohet se zjarri ka rënë pranë staneve të Qelzës të cilët rrezikohen të digjen nga flakët e mëdha.

Shërbimi pyjor dhe ai zjarrfikës janë nisur drejt vatrës se zjarrit për neutralizimin e tij.

Pranë vatrës se zjarrit ndodhin disa forca te policisë të cilët dyshohet se po kryenin aksione anti-kanabis në këtë zonë.